Top Channel/ Macron kërcënoi me armë bërthamore? Kremlini: Ushtria e BE në Ukrainë…
06/03/2025 19:34

Kremlini ka dhënë komentet e tij për fjalimin e mbrëmshëm të presidentit francez, Emmanuel Macron, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht konfrontues.” “Ndjesia është që Franca dëshiron që lufta të vazhdojë,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai gjithashtu tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte dakord me pikëpamjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se pushtimi i Ukrainës ishte “një luftë me ndërmjetës” midis SHBA-së, e cila po ndihmon Ukrainën, dhe Rusisë, luftë e cila “duhet të marrë fund.” “Ne mund dhe duam të pajtohemi me këtë, dhe pajtohemi me të. Kështu është. E kemi thënë këtë vazhdimisht. Kemi deklaruar se kjo është në të vërtetë një konflikt midis Rusisë dhe Perëndimit. Dhe vendi kryesor i Perëndimit është Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Peskov lidhur me komentet e Rubio-s. “Kështu që kjo është plotësisht në përputhje me qëndrimin që presidenti dhe ministri ynë i jashtëm e kanë shprehur në mënyrë të përsëritur. Ne e kemi thënë këtë disa herë, dhe po, pajtohemi që është koha për ta ndalur këtë konflikt dhe këtë luftë,” shtoi ai. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se komentet e Macron-it për zgjerimin e mbrojtjes bërthamore të Francës për vendet e tjera evropiane përbënin një kërcënim për Rusinë. “Nëse ai na konsideron një kërcënim, mbledh një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane dhe Britanisë, thotë se është e nevojshme të përdoren armët bërthamore, përgatitet të përdorë armët bërthamore kundër Rusisë, kjo është, sigurisht, një kërcënim,” tha Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA. Lavrov gjithashtu theksoi se çdo prani e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë do të konsiderohej si përfshirje zyrtare e forcave të NATO-s në luftë dhe Rusia “nuk do ta lejojë këtë të ndodhë.”

Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00