Negociatat për buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2028-2034, pritet të përbëjnë boshtin e samitit të Bashkimit Europian, të planifikuar të mbahet në datat 15-16 tetor në Bruksel. Propozimi prej 1.6 trilion eurosh ka thelluar ndasitë mes vendeve veriore të njohura si “kursimtare”, të cilat kërkojnë shkurtime më të mëdha të shpenzimeve, dhe pjesës tjetër, që kërkon rritjen e buxhetit ose, të paktën, ruajtjen e tij në nivelin aktual.