Top Channel/ Luftë e re në Lndjen e Mesme. Irani sulmon Izraelin. Lëshohen dhjetëra dronë
13/04/2024 23:25

Mbrëmjen e së shtunës Irani nisi sulmin hakmarrës ndaj Izraelit, duke lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të tij. Lajmi konfirmohet nga midat ndërkombëtare, sipas të cilave, dronët e nisur nga Irani janë fiksuar prej satelitëve dhe do të duhet të paktën 5 apo 6 orë që ato të mbërrijnë në Izrael. Sulmi i Iranit është përgjigje ndaj sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask. Në një deklaratë televizive edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari konfirmoi se nga territori i Iranit ishin lëshuar dhjetëra dronë. "Ne po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në rajon për t'i kapur ato," tha Ai Si pasojë e këtij sulmi dy avionë që u ngritën nga Tajlanda me destinacion Tel Avivi u kthyen në aeroportin e tyre të nisjes pikërisht në momentin që filloi sulmi iranian kundër Izraelit. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sakaq edhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Jordanisë dhe Irakut vendosur të mbyllë përkohësisht hapësirën e tij ajrore. "Sistemet tona të mbrojtjes janë vendosur, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm", tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë, pak para se Irani të ndërmerrte veprime konkrete. Ndërkohë edhe presidenti amerikan Joe Biden ndërpreu udhëtimin e tij të fundjavës në Delauer për tu kthyer në Uashington për të diskutuar mbi tensionet në Lindjen e Mesme. Në rast se do sulmohej, ushtria izraelite tha se ishte në gadishmëri të plotë për t'u hakmarrë ndaj Iranit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55