Presidenti i bankës Botërore, David Malpass i tha BBC se lufta në Ukrainë do të ngadalsojë ndjeshëm rritjen globale të ekonomisë. “Lufta në Ukrainë po zhvillohet në një moment të keq , sepse inflacioni ishte tashmë në rritje”, tha ai. Malpass nënvozi faktin se pasojat e luftës do të shkojnë përtej kufijve ukrainas gjë që do të sjellë rritje të çmimit të energjisë , por do të godasë veçanërisht pjesën e varfër të shoqërisë. Çmimet e ushqimeve gjithashtu janë rritur dhe ky përbën një problem të madh për vendet e varfra, gjithashtu tha Malpass.