Kremlini reagoi ashpër ndaj vendimit të Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues të vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj. Për Rusinë, ky hap mund të cojë drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve në rajon. Parlamenti lituanez i dha dritën jeshile një lëvizjeje të tillë në votimin e parë nga dy të nevojshmet për miratimin e amendamentit.