Nga 1 prilli, pas më shumë se dy vitesh, përfundon gjendja e jashtëzakonshme e pandemisë së Covid 19, e shpallur nga qeveria Conte në Itali 31 janarin e 2020-tës, dhe e zgjatur disa herë gjatë kësaj periudhe. Nga 1 prilli, në fqinjin tonë përtej Adriatikut nuk do të nevojitet më certifikata e gjelbër për të hyrë në dyqane, zyra publike, banka e zyra postare, hotele dhe banesa apo për t'u ulur në tavolinat e hapura ne bare dhe restorante.