Top Channel/ Lajçak takim më Vuçiçin: Vizitat në rajon ndihmuan në qartësimin e hapave të ardhshëm
05/07/2023 22:57

Miroslav Lajçak pas takimit që zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç shprehu se vizitat që zhvilloi në rajon e kanë ndihmuar në qartësimin e hapave të ardhshëm për shtensionimin e situatës. I dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë–Serbi, bëri një postim në Twitter ku tregoi se si vijoi takimi, ndërsa ofrojnë një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e Kosovës së Serbisë në dialog. Ndër të tjera njoftohet se Lajçak ka paralajmëruar edhe një herë se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe përndjekjeve më të rënda në 15 vitet e fundit, ndërsa theksin e ka vendosur në respektimin e të drejtave të tyre. Bashkimi Evropian po kërkon nga Kosova e Serbia që të përmbushin tre kërkesa që përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra të përkohshme dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës. Lajçak shkoi në Beograd, pas një vizite në Kosovë ku theksoi pas takimeve me udhëheqësit në vend se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara me planin tre pikësh. Vizita e të dërguarit të BE-së në Kosovë e Serbi ndodh në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për gjetjen e një zgjidhjeje pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës që nisi në fund të muajit maj, ndërsa autoritetet filluan zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve të 23 prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe. Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve me gjithë thirrjet e tyre.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00