Top Channel/ Kush e mbështet financiarisht Hamasin dhe ku i merr raketat?
17/05/2021 12:01

Shumë vende perëndimore pajtohen me përcaktimin e Hamasit si organizatë terroriste islamike, me përjashtime të tilla si Norvegjia dhe Zvicra, të cilat, duke iu referuar neutralitetit të tyre, vazhdojnë të mbajnë kontakte me grupimin që është politikisht në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007. Që prej themelimit të tij në gjysmën e dytë të viteve 1980, Hamasi ishte në opozitë me OÇP, Organizatën për Çlirimin e Palestinës të Jaser Arafatit. Është diskutuar mjaft nëse në fillimet e tij u mbështet nga vetë qeveria izraelite e kohës si kundërpeshë ndaj OCP-së, që të cilën e refuzon me forcë. Ndryshe nga OÇP-ja, Hamasi i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar, thotë DË; emblema e Hamasit tregon Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe, midis flamujve palestinezë, skicën e një shteti të pandarë palestinez, i cili përfshin edhe territorin e shtetit izraelit. Kush e mbështet Hamasin? Rripi i Gazës është një nga zonat më të populluara në botë. Pjesë të mëdha të popullsisë jetojnë në varfëri të madhe dhe varen nga ndihma humanitare - e cila, kohët e fundit është pakësuar ndjeshem nën presionin e Presidentit të mëparshëm të SHBA, Donald Trump. Një nga donatorët dhe aleatët më të rëndësishëm të Hamasit është Katari: në vitin 2012, Emiri ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi udhëheqjen e Hamasit në Gaza. Shteti i vogël i Gjirit deri tani ka transferuar më shumë se 1.5 miliardë euro. Një tjetër aleat kyc mbetet Turqia: presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi edhe se fundi në një bisedë udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, se do ta mbështesë. në sulmet e fundit, palestinezët përdorën një numër të paprecendent raketash. Hamasi ka mijëra të tilla, e rreth 8000 i zoteron dhe Xhihadi islamik. për një kohë të gjatë, ata kanë përdorur sidomos raketa nga Irani, megjithatë thuhet se shumicën e raketave të tij Hamasi i prodhon në vend, në Rripin e Gazës - pjesërisht me ndihmë të huaj.

Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06
Top News – Rusët po shuhen, ‘bast’ te patriotizmi / Putin: Mbijetesë kombëtare, më shumë fëmijë
30/06 14:56
Top Channel/ “Do pushtojë Europën këtë verë”: Mbërrin Stratus, varianti më i ri i Covid-it!
30/06 14:54
Top News – Dënon me vd*kje Trumpin e Netanyahun: ’Armiq të zotit!’, kleriku i lartë lëshon ‘Fatwa’
30/06 14:52