Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06/2025 15:13

Qeveria kanadeze njoftoi të dielën anulimin e një takse që synonte gjigantët e teknologjisë, me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë me Shtetet e Bashkuara, dy ditë pas ndërprerjes së bisedimeve të njoftuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Saban, "njoftoi sot (red. dje të dielën) se Kanadaja po anulon Tatimin mbi Shërbimet Dixhitale (DST)", sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga shërbimet e tij. Teksti sqaron se qeveria kanadeze mori këtë vendim në funksion të rifillimit të bisedimeve për të përfunduar një marrëveshje dypalëshe tregtare me Shtetet e Bashkuara deri më 21 korrik. Donald Trump njoftoi të premten se po i jepte fund negociatave tregtare me fqinjin verior të vendit të tij, duke thënë se taksa e vendosur nga Ottawa dhe që synonte gjigantët e teknologjisë ishte një "goditje e drejtpërdrejtë dhe e dukshme" kundër Uashingtonit. Ai sqaroi se bisedimet me Kanadanë do të ndaleshin në ditën kur ligji do të zbatohej (30 qershor). TBT do të synonte gjigantët në botën e IT-së me një xhiro prej më shumë se 1.1 miliardë dollarë kanadezë dhe të ardhura vjetore në Kanada prej më shumë se 20 milionë dollarësh. Kjo kryesisht kishte të bënte me Google, Apple, Meta (Facebook, Instagram), Amazon dhe Microsoft. Këto kompani akuzohen se po shfrytëzojnë faktin se aktiviteti i tyre është i paprekshëm për të shmangur taksimin.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16