Top Channel/ Kurti fshikullon Perëndimin: BE-ja dhe SHBA-ja, shumë të buta me Serbinë!
28/05/2024 10:59

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë, u shpreh Albin Kurti për Financial Times. Në intervistën e dhënë medias prestigjoze, kryeministri i Kosovës theksoi se në këndvështrimin e tij, nuk është ky qëndrimi që duhet mbajtur me Beogradin. Përkundrazi, Serbisë, sipas Kurtit, i duhet dhënë një ultimatum për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe të detyrohet të rreshtohet në krah të Perëndimit për t’i ofruar Kosovës siguri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. “ Në momentin që Serbia i vendos sanksione Federatës Ruse, atëherë ajo mund të tregojë se e do vërtet integrimin në BE dhe se Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb, serbët duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ishte komenti i Kurtit. Ai nënvizoi se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE dhe t`i japë fund përpjekjeve për t’u ulur në “tre ose katër stola”. Nga ana tjetër, Kurti refuzoi të tregonte nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, megjithatë sipas tij, ankesat e serbëve ndaj pranisë së tyre kanë ardhur në rënie. Javën që shkoi, policia e Kosovës bastisi disa degë të një banke serbe në veri të vendit dhe konfiskoi paratë serbe atje.Me hyrjen në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, monedha e ligjshme për transaksionet në kesh është euro, ndërkohë që komuniteti serb në Kosovë përdorte edhe dinarin (RSD), monedhën zyrtare të Serbisë.

Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00