Gjithçka është gati për debutimin e Rolando Maran në stolin kuqezi. Kombëtarja zbret sonte në fushë për miqësoren ndaj Izraelit, një test që përtej eksperimenteve taktike, kërkon një reagim pozitiv pas disfatës ndaj Ukrainës në ndeshjen e play-off-it të Botërorit.