Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të martë në malin Arafat, pranë Mekës, në kulmin e pelegrinazhit të Haxhit në Arabia Saudite, ndërsa temperaturat e larta kanë shkuar pranë 40 gradë Celsius. Që në orët e para të mëngjesit, pelegrinët e veshur me të bardha recitonin vargje nga Kurani në kodrën shkëmbore 70 metra të lartë, ku sipas traditës islame, profeti Muhamedi mbajti predikimin e tij të fundit.