Top Channel/ Kryetarja e Kuvendit feston ditëlindjen, Baba Mondi surprizon Spiropalin
15/03/2025 21:19

Kryetarja e Kuvendit, lisa Spiropali, është surprizuar gjatë Iftarit të organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Spiropali feston sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit, i ofroi atyre tortën e përgatitur me këtë rast, teksa uroi edhe kryetaren e Kuvendit. “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla”, u shpreh Baba Mondi. “Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Spiropali.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48