Top Channel/ Kriza e naftës, SHBA “prek” rezervat strategjike: Hidhen në treg 53 milionë fuçi!
12/05/2026 12:25

Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi se 53.3 milionë fuçi naftë nga Rezervat Strategjike të SHBA-së do t`u jepen për përdorim kompanive energjetike, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur presionin mbi çmimet e naftës pas konfliktit me Iranin. Një lëvizje e tillë shihet si pjesë e angazhimit të Uashingtonit për të hedhur në treg gjithsej 172 milionë fuçi naftë. Iniciativa u prezantua në mars nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në bashkëpunim me më shumë se 30 shtete, me synimin për të shtuar rreth 400 milionë fuçi në tregun global. Tensionet u përshkallëzuan pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, përmes së cilës përpara luftës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror. Kjo situatë solli një shtim të rrufeshëm të kuotimit të naftës dhe ka rritur trysninë e inflacionit në ekonominë botërore. Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës bruto është rritur me afro 45 për qind, ose rreth 30 dollarë për fuçi, që nga fillimi i luftës.SPR konsiderohet rezerva më e madhe emergjente e naftës bruto në botë dhe administrohet nga qeveria federale amerikane që prej vitit 1975, për të mbrojtur ekonominë nga krizat e furnizimit me energji. Ndërkohë, disa prodhues të mëdhenj si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur të gjejnë rrugë alternative eksporti, por analistët vlerësojnë se ende 10 deri në 12 milionë fuçi naftë në ditë mbeten jashtë tregut global.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23