Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur Romën, ku një çift dhe vajza e tyre 5-vjeçare u gjetën të pajetë në banesën e tyre në zonën e Pietralatës, në periferi të kryeqytetit italian. Ngjarja u zbulua rreth mesditës së së hënës, më 31 gusht, pasi familjarët e Luca Abbassiano, 42 vjeç, dhe Valentina Pambianco, 41 vjeç, nuk kishin mundur t’i kontaktonin për disa orë. Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 13:00 dhe, pasi hapën me forcë derën e banesës, gjetën trupat e tre anëtarëve të familjes në shtrat.