Top Channel/ Kreu taliban i sigurisë thotë se rikthehen ekzekutimet e gjymtimet
24/09/2021 22:33

Kreu i vjetër taliban i drejtësisë dhe burgjeve, tha sot se ekzekutimet dhe prerjet e duarve do të rinisin në vend, por ndoshta jo në publik. Norudin Turabi njoftoi rikthimin në versionin e ashpër të drejtësisë islamike por kësaj radhe jo me shfaqje publike të tyre. Gjatë periudhës së parë të regjimit Taliban në Afganistan në vitet 1990, nga Kabuli vinin skena të rënda ekzekutimesh publike në stadiumin e futbollit. Në një intervistë me Associated Press, Turabi refuzoi kritikat per të kaluarën dhe paralajmëroi fuqitë botërore kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Afganistanit. “Të gjithë i kritikonin dënimet në stadiumin e Kabul, por nuk thonin asgjë për ligjet e dënimeve. Asnjë nuk na thotë se cilat ligje duhet të kemi. Ne ndjekim fenë islame dhe bëjmë ligjet tona sipas Kuranit”, tha Turabi. “Prerja e duarve është e nevojshme për sigurinë,” shtoi ai, duke pranuar se kabineti i ri po diskuton nëse dënimet do të kryhen apo jo në publik. Më parë talibanët ekzekutonin vrasësit me një plumb në kokë, me aktin e kryer nga familjarët e viktimës. Këta të fundit kishin si opsion pranimin e “parasë së gjakut” për të lejuar fajtorin të jetonte. Për vjedhësit dënimi ishte prerje dore, ndërsa për grabitësit e udhëtarëve ishte prerja e këmbës. Turabi tha së kësaj radhe gjykatësit, përfshi edhe gra, do të japin vendimin e tyre, por baza e ligjeve do të mbetet libri i shenjtë islam, Kurani.

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00