Korea e Jugut ka prezantuar sot prototipin e avionit të parë gjuajtës KF-X të prodhuar në vend, në ceremoninë e mbajtur në selinë e aeronautikës së vendit Sacheon. Vendi nis tashmë testimet ajrore të mjetit të stiluar sipas modelit amerikan F-35, fluturimet e te cilit pritet të nisin në 2022. Me modelin e ri Korea do te zevendesoje avionet e vjeter amerikanë F-4 e F-5, si dhe do te tentoje eksportet. Pamjet: AFP