Top Channel/ Konfirmohen të vdekur të gjithë 41 të bllokuarit në minierën në Rusi
26/11/2021 22:07

Pas vdekjes së 11 minatorëve nga një zjarr në një galeri nëntokësore në lindje të Rusisë, autoritetet ruse konfirmuan sot se kanë humbur jetën edhe 35 të bllokuar dhe gjashtë punonjës ndihme. Zyrtarët thanë se janë arrestuar pesë inspektorë sigurie të impjantit me akuza neglizhence kriminale. Rrjedhja e gazit në minierën e Lisvizhnia në rajonin siberian të Kemerovo ka vrarë tashmë 52 njerëz. Komisioni hetues tha se inspektorët nuk kishin kryer kontrollet e tyre periodike, ndërsa tre të tjerë u arrestuan të enjten, duke përfshirë drejtorin e nëndrejtorin e minierës. Minatorët ishin mbytur kur një tunel ventilimi u mbush me gaz dhe mori flakë, thanë zyrtarët, duke shtuar se besojnë se ka pasur një shpërthim të gazit metan. Punonjësit e emergjencës u detyruan sot të ndalonin kërkimet prej rrezikut të një shpërthimi teksa nxorrën në sipërfaqe trupat e minatorëve. Katër njerëz duke përfshirë dhe një punonjës shpëtimi, janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv, tha agjencia vendase TASS. 285 njerëz besohet se ishin brenda minierës në kohën e shpërthimit të gazit, tha ministria e emergjencave, duke shtuar se 239 kishin arritur të dilnin në sipërfaqe.

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00