Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10/2026 23:19

Një person me shtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, i arrestuar nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste në bazën ajrore RAF Fairford, është liruar me kusht nga policia e antiterrorit. 25-vjeçari u prangos në lagjen Westminster të Londrës të enjten, ndërsa kontrollet e imtësishme në dy prona të kanë përfunduar, duke lënë hetimet të hapura për të zbardhur atë që dyshohet si një komplot i mbështetur nga jashtë.Alarmi i sigurisë shpërtheu fundjavën e kaluar pranë bazës qw pwrdoret nga Forcat Ajrore të SHBA-së (USAF). Policia evakuoi dhjetëra shtëpi pasi u njoftua për tre "automjete të dyshimta" që po udhëtonin drejt bazës ushtarake. Sipas të dhënave që disponon BBC, një fermer vendas njoftoi policinë pasi pikasi një grup burrash të maskuar pranë mjeteve. Pesë të rinj britanikë nga Londra, të moshës 23 deri në 25 vjeç, u arrestuan në vendngjarje nën akuzën për vepra penale me eksplozivë dhe më pas për terrorizëm. Të pestë janë liruar gjithashtu me kusht. Ngjarja ka mbledhur me urgjencë Komitetin e Krizave të qeverisë britanike. Kryeministri Andy Burnham, i cili kryesoi takimin, deklaroi publikisht se ekzistojnë "indikacione të forta" se Irani ka luajtur një rol direkt në këtë incident. Këtë qëndrim e përkrah edhe Uashingtoni zyrtar; Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në rrjetin Fox News se situata është jashtëzakonisht serioze dhe përfshin qartësisht duart e një aktori të huaj. Baza e RAF Fairford ka shërbyer muajt e fundit si pikënisje për bombarduesit amerikanë që kryejnë sulme mbrojtëse në Lindjen e Mesme, pasi qeveria britanike aprovoi përdorimin e saj. Ky aktivitet kishte sjellë më parë kërcënime zyrtare nga Teherani, i cili paralajmëroi në korrik se çdo bazë që përdoret kundër territorit të tij do të konsiderohet "objektive legjitim".Nga ana tjetër, Ambasada e Iranit në Londër ka reaguar ashpër, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke i cilësuar ato si "spekulime keqdashëse dhe të pabaza" të koordinuara nga shteti britanik. Hetimet e antiterrorit britanik po vijojnë në mënyrë komplekse për të dokumentuar të gjitha lidhjet e mundshme të të dyshuarve.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52