Top Channel/ “Kjo gjellë nuk hahet”! S`i pëlqen gatimi: Talebanët i vënë zjarrin gruas afgane!
21/08/2021 15:16

Talebanët i vunë zjarrin një gruaje vetëm sepse nuk i pëlqeu gatimi i saj, thotë The Sun. Një grup ekstremistësh po shkojnë derë më derë duke terrorizuar fshatarët, shprehet ish gjykatësja afgane Najla Ayoubi, kryetare e koalicionit Every Woman Treaty, që bën fushatë për fundin e dhunës ndaj grave e cila thekson se ka dëgjuar “histori të tmerrshme” . “Po i detyrojnë njerëzit t`u japin ushqim dhe të gatuajnë për ta”, u shpreh Ajoubi. “Një gruaje i vunë zjarrin në veri të vendit sepse nuk i pëlqeu gatimi i saj. Na mbërrijnë ndërkohë fjalë për shumë gra të reja që i kanë larguar drejt shteteve fqinjë në arkivole, për t`i përdorur si skllave seksi. Ndërsa familjet i detyrojnë t`i martojnë vajzat e tyre me ushtarë talebanë. Ku i kanë premtimet se gratë do të shkojnë në punë, se nuk po i shohim gjëkundi, po shohim vetëm këto mizori”, shtoi ajo. Vetëm disa ditë më parë, u tha se një vajzë e re ishte ekzekutuar në mes të rrugës vetëm sepse nuk mbante burka. Sipas Fox Neës, vajza u qëllua për vdekje në Taloqan, kryeqyteti i provincës Takhar sepse nuk kishte mbuluar fytyrën, një shembull i qartë ky i realitetit të ri të tmerrshëm me të cilin përballen femrat në këtë vend nën regjimin e grupit ekstremist.

Top Channel/ Lufta me flakët dhe nxehtësia përvëluese… Greqia gjen zgjidhjen, urdhër: Mos punoni
07/07 18:08
Top Channel/ Teksasi nën alarm! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, nuk dihet fati i të zhdukurve
07/07 18:07
Top Channel/ “Do të kemi një marrëveshje këtë javë”, Trump takim kokë më kokë me Netanyahun
07/07 18:05
Top Channel/ Gatoi kërpudhat helmuese për të vr*rë familjarët e ish-burrit, shpallet fajtore gruaja
07/07 18:03
Top Channel/ I nxehti ekstrem, Greqia “fal pushime”: Mos dilni në punë!
07/07 15:25
Top News-‘Lumi i vd*kjes’ u fry 9 m në 1 orë/ Video rrënqethëse, ‘tërbimi’ që mori 80 jetë njerëzish
07/07 15:12
Top News – Partia e tretë, e dënuar me dështim / Musk, mes elefantit republikan e gomarit demokrat
07/07 15:05
Top News – Vr*sësja e kërpudhave shpallet fajtore / Helmoi vjehrrën e vjehrrin, pritet dënimi
07/07 15:01
Top News – 1 mijë raketa e dronë çdo ditë / Putin godet ashpër Ukrainën, sfidon Trumpin
07/07 15:00
Top News – Prishet treni me destinacion Londrën…800 pasagjerë të bllokuar në Francë për 9 orë
07/07 14:57
Top Channel/ Ky do të jetë shansi i fundit për Gazën? A do ta ulë hundën Netanyahu
07/07 14:37
Top News – SHBA heq dorë nga Ukraina…’Nuk është më prioritet’, cilat janë rreziqet
07/07 12:19
Top News – Netanyahu shkon tek Trumpi / Shpresa për armëpushim në Rripin e Gazës
07/07 12:19
Top News – Trump “shfryhet” ndaj ish aleatit: “Musk ka dalë nga shinat, partia është qesharake”
07/07 12:18
Top News – Ukraina, kaos në qiejt e Rusisë / Sulme të mëdha me dronë, çrregullohet trafiku ajror
07/07 12:18
Top Channel/ Trump rikthen kërcënimin e tarifave: 10% kush përkrah vendet e BRICS!
07/07 12:14
Top News – Kolonë hiri e tymi 18 km e lartë / Vullkani shkakton panik, paralajmërohen banorët
07/07 12:13
Top News – Polonia ‘mbyll dyert’ / Kthen kontrollet kufitare për Gjermaninë dhe Lituaninë
07/07 11:55
Top Channel/ Dërgohen në burg doganierët grekë të Qafë Botës: Merrnin ryshfet!
07/07 11:32
Top Channel/ Izrael-Hamas, Trump: Marrëveshja këtë javë! Netanyahu sot në Washington!
07/07 11:19