Top Channel/ “Ke bërë qoka, je hileqar”! Plas sherri te KLP: Mos i hapni rrugë mediokritetit
09/10/2024 22:07

Paraqitja për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP e projekt-raporteve të vlerësimit etik dhe profesional për katër prokurorë, u shoqërua me debate e kontestime në seancën plenare të martën më 8 tetor, kryesisht lidhur me mungesën e arsyetimit në pikëzimin e magjistratëve. Diskutimet dhe debatet me zë të lartë e pa radhë mes anëtarëve të KLP, bënë që salla të gumëzhinte thuajse për gjysmën e kohës së mbledhjes plenare që zgjati për rreth pesë orë e gjysmë. Anëtarët që ngritën shqetësime për mënyrën e pikëzimit të kryer në këto projekt-raporte, theksuan faktin se vlerësimi etiko-profesional që po kryhet sipas rregullores e metodologjisë së re është praktikë e re, e cila duhet zhvilluar me kujdes dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të kryer një vlerësim real të prokurorëve dhe duke i vendosur ata në kushte të barabarta e objektive. Anëtari prokuror i KLP-së, Moisi Duda, ishte i pari që në cilësinë e relatorit të projekt-raportit për vlerësimin etik dhe profesional të prokurores Elsa Miha, konstatoi se ky raport i hartuar nga relatorja e mëparshme, ish-anëtarja Nurihan Seiti, nuk është në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Ai evidentoi se nuk ishte kryer asnjë arsyetim lidhur me pikëzimin dhe i kërkoi këshillit kthimin e projekt-raportit relatorit për ta plotësuar ose hartimin e një projekt-raporti të ri. Mirëpo, propozimi i Dudës u mbështet nga shumica e anëtarëve të KLP-së. Anëtari Erind Mërkuri që vjen nga radhët e juristëve të spikatur, i cili po ashtu konstatoi se në projekt-raportet e paraqitura ka gjetje të cilat nuk analizohen, pohoi se është e vështirë të kuptohet se si është arritur tek pikët e vendosura nga ish-relatorja Seiti.

Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56