Top Channel/ Katër policët e pafajshëm! U burgosën për grabitjen e 3 mln eurove, por…
25/03/2025 19:53

Të armatosur dhe me kallashnikovë, 10 vjet më parë grabitësit u ndërprenë rrugën në ecje e sipër dy automjeteve brenda të cilave gjendeshin 3 milionë euro qe do të dorëzoheshin në Rinas. U konsiderua si grabitja më spektakolare e kohës dhe mes tetë autorëve të cilësuar si mjeshtra për sulme të tilla, katër policët që u ndeshën me ta u panë me dyshim gjatë kësaj kohe. Sot ish policët privatë Niko Prifti, Afrim Lloha, Alban Sharra dhe Eduart Metollari kanë paditur autoritetet për burgosje të padrejtë dhe hetim të padrejtë dhe për rrjedhojë kërkojnë të dëmshpërblehen për të gjitha ditët që u mbajtën në paraburgim. Ishte gjykata e Lartë e cila konsideroi se nuk kishte vepër penale të shpërdorimit të detyrës çka solli më pas deklarimin të pafajshëm. Ish-policët kanë marrë vendimin e gjykatave që i gjetën të pafajshëm në fund të një gjykimi të gjatë në të cilin ata u akuzuan se nuk kishin shtypur në kohë butonin e alarmit teksa u sulmuan nga njerëz të maskuar e të armatosur me kallashnikovë. Hetimet treguan se policët ishin ndeshur me një nga grupet më të rrezikshme në fushën e grabitjes së bankave disa prej të cilëve me CV kriminale në këtë fushë edhe në shtetin grek. Grabitësit që u dënuan në total me 100 vjet burgim rezultoi se ishin Dash Kupa, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, të cilët dolën të implikuar edhe në ngjarje të tjera.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36