Top Channel/ Kampioni i botës, në hije!Briken Calja: Më kanë lënë në harresë, me mbështetje qesharak
16/03/2023 19:47

Peshëngritja si sporti kryesorë i vendit tonë dhe i traditës, sporti që ka sjellë historikisht shumë medalje në vendin tonë, duket se po kalon një krizë rezultatesh dhe viti 2022 ka qenë ndër më të dobëtit të këtij sporti vetëm me dy medalje të Erkand Qerimajt në Europian dhe lojërat Mesdhetare, ndërkohë që Briken Calja i dëmtuar dhe nuk arriti të marrë asgjë nga aktivitetet e shumta të atij viti. Tashmë i rikuperuar dhe në formën e dikurshme në stërvitje, Calja përgatitet për europianin e muajit të ardhshëm në Armeni. “Testet e këtij viti tregojnë se realisht po kthehem në nivelet e mija, sa i përket mungesës në kampionatin kombëtarë që lamë pas pata disa problem me analizat dhe nuk munda të merrja pjesë dhe të rrezikoja për të ruajtur forcat sepse është shumë i rëndësishëm dhe në top listë jam i pari.”- tha peshëngritësi Briken Calja. Në të vërtetë në kampionatin kombëtarë të zhvilluar në palestrën e një hoteli nga FSHP-ja pak gjëra u mësuan, megjithatë mungesa e Caljes tregoi një qëndrim në hije të tij që vetë sportisti nga Shtërmeni tregon se diçka nuk po shkon si duhet me këtë qëndrim në hije të tijin. “Sa për pjesën e hijes mund të them se më shumë më ka lënë federata mua se sa unë federatën. Mbështetja ka qenë shumë e pakët për të mos thënë inekzistente, Një kampion bote nuk mund të trajtohet si çdo sportist tjetër përderisa pretendojmë të shkojmë në lojërat olimpike të marrim medalje në kampionatin europian është vit kualifikues për olimpiadën dhe nuk mund ta kalojmë me një trajtim të përgjysmuar dhe qesharak.”- tha Calja. Në këtë Olimpiadë të ardhshme, Paris 2024 peshëngritja ka testin e fundit dhe mund të jetë pjesëmarrja e fundit e këtij sporti në aktivitetin më të madh futbollistik, pasi për vitin 2028 ende është jashtë projekteve të komitetit olimpik ndërkombëtarë. “Nga peshëngritja shqiptare maksimumi mund të kualifikohen 2 sportist, njëri prej tyre jam unë. Por kualifikimi është bërë shumë i vështirë pasi kuotat janë përgjysmuar. Maksimumi janë 120 kuota për të gjithë botën, prej tyre 60 janë meshkujt dhe 60 femra. Ka shtete që kanë filluar grumbullimin që nga përfundimi i olimpiadës së shkuar. Në këto momente që ne flasim është një situatë shumë e vështirë, kemi një mbështetje shumë inekzistente“- tha Calja.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36