Top Channel/”Jo borxh të ri për krizën”, Holanda e Gjermania frenojnë planet buxhetore të BE-së!
21/10/2022 18:40

Holanda nuk e dëshiron marrjen e një borxhi të ri të përbashkët për të përballuar krizën energjetike. Gjermania po ashtu është ngurruese e këmbëngël që në vend të një huaje tjetër, për kapërcimin e kësaj situate të përdoren paratë nga fondi Next GenerationEU, të mbetura nga pandemia e COVID-19. Skema e shumëdiskutuar e Gjermanisë prej 200 miliardë eurosh për mbështetjen e ekonomive familjare dhe industrisë, ka shkakttuar shqetësim e ka shtuar javët e fundit thirrje për një borxh të ri të përbashkët. Kjo temë ishte lart në axhendën e liderëve të bllokut të mbledhur në Bruksel për të diskutuar ngërcin e vazhdueshëm të energjisë. Berlini argumenton se nuk ka përse merren para të tjera, kur nuk është shterruar ende fondi prej 750 miliardë eurosh, i krijuar për t`i bërë ballë pandemisë së koronavirusit. "Nëse ekzistojnë ende kaq shumë miliarda, atëherë përse të kërkojmë të tjera”, tha një zyrtar europian për gazetarët, duke shtuar se pjesa “ e luanit të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19, nuk është shpenzuar ende”. Berlini i ka refuzuar prej kohësh akuzat, si ato të kryeministrit italian në largim Mario Draghi, se skema gjermane e mbështetjes prej 200 miliardë euro deformon tregun e brendshëm të bllokut. Ai insiston që të përdoren ndërkohë fondet NextGenerationEU, një instrument financiar ky me shumë fleksibilitet, i cili është i përshtatshëm edhe për krizën aktuale të energjisë, aq më tepër kur krijimi i një mekanizmi tjetër të ngjashëm, sic argumentojnë gjermanët, do të kërkonte shumë kohë, duke pasur parasysh urgjencën e situatës.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36