Top Channel/ E pazakontë! Sarkozi ha vetëm kos në burg! Zbulohet arsyeja
06/11/2025 19:54

Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës Franceze ndërsa është i burgosur në burgun Sante në Paris ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të Nicolas Sarkozy-t. Duke mbetur pas hekurave që nga 21 tetori, Sarkozy ka vendosur të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik, sipas medias franceze Le Point. Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatën që i serviret në qeli. Sipas burimeve të cituara nga media, Sarkozy ka frikë se dikush i ka pështyrë ushqimin, nëse jo diçka më të keqe… helm. Ajo që e bën problemin edhe më të madh është se ish-presidenti e ka “djegur” alternativën tjetër ndaj ushqyerjes së tij në burg, përkatësisht të sigurojë lëndë të para nga mensa dhe të përgatisë ushqimin vetë: “Ai as nuk di të ziejë një vezë!”, zbulon një person nga rrethi i tij i ngushtë. “Dhe, që nga fillimi, ai e refuzon atë”. Kështu, që nga dita e arrestimit të tij 2.5 javë më parë, Nicolas Sarkozy ka ngrënë vetëm kos. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky agjërim i veçantë që po mban ish-presidenti do të “ndikojë” te gjyqtari, i cili më 10 nëntor do të thirret për të vendosur për lirimin e tij. Kujtojmë se Sarkozy po vuan një dënim me pesë vjet burg për financimin e supozuar të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga Libia. Dy oficerë policie të armatosur janë thirrur për ta mbrojtur atë brenda burgut në mënyrë 24-orëshe. Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se ky vendim u mor për shkak të një kërcënimi për jetën e Sarkozysë, natyrën e të cilit ai nuk e specifikoi.

Top Channel/Irani: Kapëm dronin spiun të SHBA, do godiste objektiva në Ngushticën e Hormuzit
27/09 22:42
Top Channel/ Trump: Shmangëm sulmin. 5 të arrestuar në Britani. Do godisnin bazën amerikane
27/09 22:20
Top Channel/ Papa kundër eutanazisë gjatë vizitës në Francë: Mund të jetë e ligjshme, por jo morale
27/09 22:06
Top News – Ushtria e Iranit: Jemi gati! Nëse SHBA sulmon sërish do ta shkatërrojmë
27/09 14:17
Top News – Kisha të pranojë dështimet…! / Papa Leoni takon viktimat e abuzimit në Francë
27/09 14:00
Top News – Verë-bërësit në ‘autocensurë’ / Itali, të vjela rekord por duhet reduktuar prodhimi
27/09 13:46
Top News – Masakër në qytet, 27 të vrarë / Dy incidente të ndara, policia në kërkim të autorëve
27/09 13:43
Top News – Uji deri në gjoks për të blerë ushqime / Mijëra në vendstrehime, përmbytje ‘të çmendura’
27/09 13:36
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit / OpenAI pezullon trajnimin e modeleve
27/09 13:35
Top News – ‘Do të shkëpusë’ marrëdhëniet me NATO-n…Zvicra, referendum për forcimin e neutralitetit
27/09 12:25
Top News -‘Luftën e mbyllin vetëm negociatat!’ Trump refuzoi marrëveshjen për Hormuzin, reagon Irani
27/09 12:24
Top News – Gjermania flet me Rusinë në OKB / Hera e parë që nga viti 2022, takohen kryediplomatët
27/09 12:07
Top News-Dy panda gjigante nisen drejt Atlantës/‘Arritja e vetme’ e takimit mes Trump dhe Xi Jinping
27/09 12:04
Top Channel / Alarm në bazën amerikane /Evakuohet zona në Mbretërinë e Bashkuar, disa të arrestuar
27/09 11:57
Top News – ‘Nor’easter’ terrorizon SHBA-në / Stuhia paralizon Nju Jorkun, Bostonin e Filadelfian
27/09 11:54
Top News – ‘Incident madhor’ në bazën ushtarake / Përdoret nga forcat amerikane, gjenden eksplozivë
27/09 11:45
Top Channel/ Irani këmbëngul për paqe/ Trump refuzoi, reagon Teherani: Presim një përgjigje zyrtare
27/09 11:27
Top Channel/ 700 mijë njerëz ndjekin meshën madhështore të Papa Leonit, mesazhi për rininë
26/09 23:15
Top News – Trump ‘i shtrin dorën’ Putin/ Senatorët amerikanë kundërshtojnë – Legjitimon luftën!
26/09 23:00
Top News- Reliket e princit në frontin e Ukrainës, Kisha ruse: Mbështetje shpirtërore për trupat
26/09 22:30