Top Channel/ Japonia drejt hënave të Marsit/ Misioni për zbulimin e sekreteve të Sistemit Diellor
16/08/2026 11:12

Japonia po përgatitet të nisë sondën MMX drejt hënave të Marsit, në një mision që mund të zbulojë origjinën e Sistemit Diellor. Sonda do të ulet në Phobos dhe do të mbledhë mostra nga sipërfaqja e tij. Kapsula pritet të rikthehet në Tokë rreth vitit 2031, ndërsa Japonia garon me Kinën për sjelljen e materialeve të para nga Marsi. TXT Japonia synon të zbulojë sekretet e lindjes së Sistemit Diellor përmes një misioni në hënat e Marsit. Sonda MMX pritet të niset në muajt e ardhshëm nga Qendra Hapësinore Tanegashima dhe të qëndrojë rreth tre vjet në orbitën e Planetit të Kuq. Objektivi kryesor është ulja në Phobos dhe grumbullimi i të paktën 10 gramëve material nga sipërfaqja e tij. Roboti franko-gjerman IDEFIX do të kryejë vëzhgime, ndërsa sonda do të studiojë nga distanca edhe hënën tjetër, Deimos. Kapsula me mostrat pritet të rikthehet në Tokë, në Australi, rreth vitit 2031. Shkencëtarët kërkojnë të përcaktojnë nëse dy hënat u formuan pas përplasjes së Marsit me një trup qiellor, apo janë asteroide të kapura nga graviteti i tij. Mostrat mund të tregojnë gjithashtu se si uji dhe përbërjet organike mbërritën te planetët shkëmborë, duke krijuar kushtet për lindjen e jetës. Japonia garon me Kinën, e cila synon të sjellë mostra nga vetë Marsi po rreth vitit 2031.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51