Top Channel/ Izolimet nga covid, lindjet në Evropë ranë: Do ketë pasoja afatgjata!
14/10/2022 19:56

Evropa pa një rënie prej 14% të nivelit të saj të lindjeve në janar 2021 krahasuar me vitet e mëparshme - një rënie me gjasë e shkaktuar nga vala e parë e pandemisë Covid-19, sugjeron një studim i fundit i botuar në revistën Human Reproduction. Rënia ishte më e zakonshme në vendet ku sistemet shëndetësore kishin probleme. Lituania dhe Rumania panë rëniet më të mëdha - përkatësisht 28% dhe 23% - ndërsa Suedia, e cila nuk kishte izolim, pa norma normale të lindjeve. Studiuesit thonë se gjetjet mund të çojnë në "pasoja afatgjata mbi demografinë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, ku ka popullsi të plakur". “Sa më të gjata ishin izolimet nga covid, aq më pak shtatzëni ndodhën në këtë periudhë, edhe në vendet që nuk janë prekur rëndë nga pandemia”, tha Dr Leo Pomar, i cili shkroi studimin. ‘Masat e distancimit social, frika në lidhje me virusin dhe kriza sociale dhe ekonomike e shkaktuar si pasojë mund të jenë “faktorë indirektë që luajtën një rol në vendimin e çifteve për të shtyrë shtatzënitë”, thuhet në raport. Në mars 2021, lindjet u kthyen në një shkallë të ngjashme me nivelin e para-pandemisë, që korrespondon me një rikthim nëntë deri në 10 muaj pas përfundimit të izolimeve thotë studimi. Por studiuesit thonë se ky rikthim nuk ka kompensuar rënien e lindjeve dy muaj më parë. Pamjet: AFP

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02