Kurora lulesh u hodhën sot në ujërat pranë ishullit italian të Giglios ku 10 vjet më parë u fundos kroçera luksoze Costa Concordia dhe 32 persona humbën jetën. Kapiteni i anijes Francesco Schettino, po kryen aktualisht dënimin pasi u dënua me 16-vjet burg si përgjegjësi kryesor i mbytjes së anijes.