Italia i mbështet sanksionet mbi gazi rus, dhe këtë, kreu i ekzekutivit Italian, Mario Draghi e pohoi hapur. Draghi e bëri të qartë se ndonëse ndalimi i importeve të gazit nga Rusia nuk po konsiderohet në nivel të BE-së, nëse arrihet vërtet një konsensus për këtë çështje, Roma zyrtare do të pajtohet me të.