Top Channel/ Ish-avokati trondit Trump, dëshmon në gjyqin penal kundër ish-presidentit
13/05/2024 22:36

Ish-avokati i Donald Trump-it, Michael Cohen deklaroi të hënën gjatë dëshmisë në gjyq se ish-presidenti ishte i zemëruar për faktin që ish-aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, po përpiqej ta shiste në vitin 2016 historinë e saj, mbi një takim intim të dyshuar me të. Sipas Cohen, Trump i kishte thënë se, nëse historia bëhej publike, do t'i shkaktonte një dëm serioz fushatës së tij për t'u zgjedhur. "Ai më tha se, do të ishte një katastrofë totale për fushatën. Gratë do të më urrejnë", deklaroi Cohen gjatë dëshmisë së tij në gjyqin penal ndaj ish-presidentit Trump në Nju Jork. I konsideruar si dëshmitari kyç i prokurorisë, ai tha se kishte mësuar se zonja Daniels po përpiqej të shiste historinë e saj në një moment kritik për kandidimin e Trump për Shtëpinë e Bardhë. Ky zhvillim erdhi sipas tij pas publikimit të një regjistrimi audio gjatë të cilit Trump, dëgjohej tek mburrej se mund "t’i prekte gratë në pjesët intime të tyre". Publikimi i kasetës vetëm disa javë përpara zgjedhjeve, shqetësoi zyrtarët e fushatës së Trump, të cilët kërkonin të minimizonin dëmin dhe në qendër të gjyqit është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën Cohen pagoi zonjën Daniels, për të siguruar heshtjen e saj për marrëdhënien e dyshuar seksuale me Trump. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55