Një sulm iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta te disa shtetas amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, shkruan Bloomberg. Sipas burimeve të medias së njohur, mbrojtja ajrore kuvajtiane arriti të interceptojë raketën Fateh-110, por mbetjet e saj ranë mbi bazën ajrore Ali Al Salem.