Top Channel/ Intervista e rrallë e Trump: Tani botën e drejtoj unë! Askush nuk më ndalon
28/04/2025 23:16

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Uashingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi. Kjo e zhyti administratën në skandal, por sipas korrespondentëve të tjerë që gjithashtu morën pjesë në intervistë, Trump edhe këtë herë ishte i etur për të bërë një “pazar” me ta. "Nëse i pëlqente artikulli që do të shkruanim, atëherë ai mund të fliste përsëri me ne.", thanë gazetarët e “The Atlantic”. Gazetarët kishin dëgjuar për javë të tëra, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, se Trump po argëtohej më shumë këtë herë si president i SHBA. Dhe ata nuk e kursyen duke e pyetur drejtëpërdrejtë. Përgjigja ishte befasuese: “‘Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë - të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Herën e dytë gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë.” Kur e pyetën Trumpin rreth zërave se ai ka ngarkuar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë nëse mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike, pasi e la të hapur si mundësi dhe më pas bëri ironi. “Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo, apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk fliste më parë” Ai pranoi se mbështetësit këmbëngulin që të kërkojë një mandat të tretë, por deklaroi se ishte shumë e vështirë. “‘Le të bëhemi seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21