Top Channel/Inteligjenca amerikane: 60% e raketave ruse po dështojnë!
25/03/2022 14:11

Shërbimet amerikane të inteligjencës thonë se në ditë të caktuara po dështojnë deri në 60% e raketave ruse me sisteme drejtimi të preçizionit të lartë. Tre zyrtarë amerikanë në dijeni të të dhënave të zbulimit e bënë këtë pohim për Reuters. Një informacion i tillë mund të ndihmojë të shpjegohet se përse Rusia nuk i ka arritur objektivat bazë që nga fillimi i sulmit të saj një muaj më parë, si p.sh. neutralizimin e forcave ajrore të Ukrainës, pavarësisht fuqisë së dukshme të ushtrisë së saj kundër forcave të armatosura me përmasa shumë më të vogla të vendit fqinj. Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarët nuk dhanë prova për të mbështetur këtë vlerësim dhe nuk bënë të ditur se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse. Agjensia e lajmeve Reuters nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat, ndërsa Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Mendohet se një shkallë kaq e lartë dështimi mund të përfshijë çdo gjë, nga difektet në lëshim e deri tek raketat që nuk shpërthejnë në goditje. Pentagoni vlerëson se Rusia ka lëshuar më shumë se 1100 raketa të të gjitha llojeve që nga fillimi i luftës.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01