Një grup afganësh mbërritën të sigurtë në Itali me ndihmën e ushtrisë italiane së bashku me familjet e tyre, duke lënë pas një tmerr të cilit i druheshin që në momentin kur u njoftua tërheqja e ushtrisë amerikane. Ata kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar, me disa dëshmi që përmbysin qartë pretendimet e talebanëve që kërkuan t`i tregojnë botës se tashnë, janë një grupim i moderuar.