Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur më 3 nëntor në një kishë në Madonna Pellegrina në Itali. Sipas mediave italiane, një grua shqiptare 39-vjeçare ka hyrë në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori.