Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier deklaroi se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomacia perëndimore mund të ketë hapësirë për përmirësime. Megjithatë, sipas tij, procesi i krijimit të kësaj bashkësie jo vetëm duhet të ndodhë, por ai edhe duhet të ecë përpara me shpejtësi.