Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03/2026 19:45

Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut njoftuan se po shqyrtojnë opsionet e tyre, pas thirrjes së Presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguar anije ushtarake në ngushticën e Hormuzit, për të siguruar rrugën jetësore të transportit detar. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ata ishin në diskutime me aleatët mbi "një gamë opsionesh për të garantuar sigurinë e transportit detar në rajon". Duke folur në BBC, sekretari i energjisë, Ed Miliband, tha se Mbretëria e Bashkuar është në diskutime me SHBA-në dhe aleatë të tjerë se si ta mbante të hapur ngushticën dhe po shqyrtonte dërgimin e dronëve për goditjen e minave, që dyshohet se janë vendosur nga Irani. "Çdo opsion që mund të ndihmojë në rihapjen e ngushticës po shqyrtohet", tha Miliband. Një politikan i lartë japonez tha se Japonia nuk do të përjashtonte dërgimin e anijeve luftarake në rajon për të siguruar korridorin e transportit detar, por tha se pengesat ishin shumë të larta. "Nga një pikëpamje ligjore, mundësia nuk mund të përjashtohet, por duke pasur parasysh se mosmarrëveshja po vazhdon, kjo është diçka që duhet ta gjykojmë me kujdes", tha kryetari i këshillit të kërkimit politik të partisë Liberale Demokratike në pushtet.

Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
DIGITALB DIGITALB