Top Channel/ Hoqi dorë nga krimi dhe kandidoi në politikë, arrestohet djali i bosit mafioz për…
31/10/2024 22:24

I biri i një ish-kreu të mafias që e kishte distancuar veten nga krimi dhe bënte fushatë kundër mafias në Napoli, është arrestuar së fundmi bashkë me babanë me akuza zhvatjeje. 28-vjeçari Antonio Piccirillo në 2019 kishte shkelur “kodin e heshtjes” së mafias duke denoncuar veprime të grupit Camorra një nga më të vjetrit në Itali. Arrestimi tij ngre tashmë dyshime nëse fushata e tij anti-mafia ka qenë një fasadë, teksa hetuesit akuzojnë babanë e tij për gjobëvënie ndaj bizneseve të ankorimit të barkave në portin Mergellina, Napoli. Antonio dyshohet se ka prezantuar veten si i dërguar i babait duke kërkuar mijëra euro “gjoba” nga pronarët e barkave. Hetimet besohet se nisën pas denoncimit të Rita De Kreskenzo në rrjetin TikTok – bashkëshorti i të cilës kishte marrë kërcënime dyshja babë e bir. “Nëse shkon të ankohesh sigurohu që të shënojnë që jemi dy që duam të të vrasim, unë dhe babai im”, raportohet se Antonio u kishte thënë atyre, sipas Daily Mail. Rosario, një nga krerët e grupit ‘Torretta Camorra’, është burgosur herën e fundit për zhvatje dhe para me fajde në 2022. Në atë kohë Antonio deklaroi distancimin nga i ati, pasi u plagos nga një plumb qorr në 2019. Pas incidentit ai mbajti një protestë anti-mafia ku mes të tjerash u thoshte turmave: “Unë jam Antonio Piccirillo. I biri i Rosario Piccirillo, i cili ka bërë shumë gabime duke punuar për Camorra-n. Duaji gjithmonë prindërit e tu por distancohu nga stili i tyre i jetesës, sepse nuk të çon askund dhe shkakton vetëm vuajtje”. Ndërsa në vitin 2021, Piccirillo kandidoi për këshillin bashkiak por mori vetëm disa qindra vota. Tashmë 28-vjecari e gjen veten sërish të akuzuar për bashkëpunim me mafian. Në fillim të vitit vrasësit e Camorra qëlluan për vdekje një inxhinier në Napoli i cili kishte ekspozuar lidhjet e mafias me biznesin e ndërtimit ne qytet.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52