Top Channel/ Groenlanda, Trump kërcënon me taksa: Tarifa të reja për ata që dalin kundër
16/01/2026 20:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën kontroll të Grenlandës. “Nëse vendet nuk bien dakord me çështjen e Grenlandës, mund t’u vendos tarifa, sepse na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka përsëritur se SHBA-ja “absolutisht duhet” ta marrë Groenlandën, duke shtuar presionin ndaj Danimarkës, së cilës ishulli i përket zyrtarisht. Deklarata e tij vjen pas një takimi të mbajtur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lëke Rasmussen, ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Moxfeldt, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance. Danimarka e ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e Trumpit, duke theksuar se Grenlanda nuk është në shitje. Groenlanda është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, me qeveri dhe parlament të vetin, ndërsa zyrtarët danezë dhe groenlandezë kanë theksuar vazhdimisht se vendimet për të ardhmen e ishullit mund të merren vetëm nga banorët e tij – të cilët sipas sondazheve janë kundër që SHBA-ja ta marrë kontrollin.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51