Qeveria e Groenlandës kundërshtoi pretendimet e presidentit Donald Trump se në territorin arktik “po përgatitet të nisë eksplorimi masiv për naftë, gaz dhe minerale”. Zëvendësministri i Minierave i Grenlandës, Jørgen Hammeken-Holm, pranoi se “ka aktivitete nga kompani amerikane”, por i tha CNN-it se “jemi shumë larg eksplorimit në masë’”.