Vizita disa orëshe në Tiranë e Nikos Dendias ministër i mbrojtjes i Greqisë kishte në fokus intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak dhe një kërkesë konstante të vendit fqinj për sa i përket varrezave të të rënëve grek në vendin tonë. Ky ishte momenti kur Nikos Dendias ministër i mbrojtjes i Greqisë mbërrin në kryeministri nga ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Edi Rama u mjaftua me një koment komplimentues për Dendias në rrjetet sociale. “Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë” shkruan Rama.