Top Channel/ Greqia “dridhet” nga protestat/ Më 28 shkurt pritet tubimi më i madh
26/02/2025 21:54

Greqia përgatitet të përjetojë një prej grevave dhe protestave më të fuqishme të viteve të fundit, ditën e përvjetorit të dytë nga tragjedia e Tempit në 28 shkurt 2023, kur dy trena u përplasën dhe 57 pasagjerë, shumica studentë, humbën jetën. Protesta e re zhvillohet në një moment kur sondazhet e fundit nga kompani të ndryshme tregojnë se partia në fuqi Demokracia e Re ka humbur gati gjysmën e zgjedhësve të saj . Ajo që ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë dhe të protestojnë tashmë masivisht është fakti se dy vjet pas aksidentit tragjik , jo vetëm që nuk është gjendur asnjë fajtor , por siç theksojnë vetë grekët, janë bërë përpjekje nga politikanët në fuqi edhe nga drejtësia , që të mbulohen shumë prej provave të kësaj ngjarjeje. Në sondazhe tashmë duket qartë se 68% e grekëve nuk besojnë se do të vendoset drejtësia për aksidentin e Tempit. 77% shprehen se nuk janë të kënaqur me përpjekjen e qeverisë për zbardhjen e çështjes, 74% japin të njëjtën përgjigje negative për drejtësinë greke ,por edhe 71% për opozitën parlamentare, e cila kritikon vazhdimisht kryeministrin Mitsotakis se është përpjekur të mbulojë çështjen. Kreu i qeverisë në një mesazh para mbledhjes së kabinetit mesditën e së mërkurës vuri në dukje se disa nga partitë opozitare dëshirojnë ta kthejnë këtë zi kolektive në një mundësi për një përçarje të re dhe synojnë të krijojnë paqëndrueshmëri politike.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10