27 anëtarë të klanit “Di Lauro” u arrestuan në Itali këtë të martë. Arrestimet u kryen në qytetin e Napolit nga karabinierët. Në pranga sipas mediave italiane, përfundoi edhe Vincenzo Di Lauro, djali i liderit të klanit, këngëtari Tony Colombo dhe bashkëshortja e tij Tina Rispoli; e veja e bosit Gaetano Marino që u vra në vitin 2012; si dhe një shofer i drejtorisë anti-mafia që dyshohet se bashkëpunonte me shoqatën mafioze.