Top Channel/GJNP, dritë jeshile? Kërkohen fletëarreste për Netanyahun dhe krerët e Hamasit!
20/05/2024 15:03

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi lëshimin e fletarresteve për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Karim Khan argumentoi se beson që Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit - Yehia Sinëar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh - janë që të gjithë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael nga 7 tetori 2023. GJNP, me bazë në Hagë, është duke hetuar veprimet e Izraelit në territoret e uzurpuara në tre vjetët e fundit, e së fundi, sic thotë BBC, në lupën është duke kaluar edhe veprimet e Hamasit. Netanyahu së fundi e cilësoi perspektivën e rreshtimit të figurave të larta izraelite në listën e të kërkuarve të GJNP-së si “fyerje të përmasave historike”. Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, rival politik i Netanyahut, e denoncoi vendimin e prokurorit. “Heqja e paraleleve mes liderëve të një vendi demokratik të vendosur që të mbrojë veten nga terrori i neveritshëm me drejtuesit e një organizate të etur për gjak është një shtrembërim i thellë i drejtësisë dhe një falimentim i hapur moral," postoi ai në X. Duke folur për veprimet e Izraelit, Khan tha në një komunikatë se “ndikimet e përdorimit të urisë si mjet lufte, së bashku me sulmet e tjera dhe ndëshkimin kolektiv kundër popullsisë civile në Gazë, janë akute, të dukshme dhe shumë mirë të ditura...Ndërsa në lidhje me veprimet e Hamasit më 7 tetor, ai tha se i ka parë vetë “skenat shkatërruese të atyre sulmeve dhe ndikimin e thellë të krimeve të pandërgjegjshme.”

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00