Pasojat e luftës së Iranit do të përbëjnë boshtin e diskutimeve të samitit dy ditor në Paris të ministrave të Financave të G7‑së. Ministri gjerman Lars Klingbeil i ra këmbanave të alarmit duke e bërë të qartë se kjo luftë tashmë, po e dëmton masivisht zhvillimin ekonomik. Duhet bërë gjithçka për t'i dhënë fund në mënyrë të qëndrueshme konfliktit dhe për të garantuar rrugët e lira detare. Lufta në Iran dhe bllokada e Ngushticës së Hormuzit përbëjnë një kërcënim serioz për ekonominë botërore.