Interi dhe sulmuesi Markus Turam janë gjobitur me nga 5 mijë euro secili, pasi pranuan një marrëveshje me organet disiplinore për përdorimin e pankartave fyese ndaj rivalëve të Milanit gjatë festimeve të titullit kampion. Zikaltrit fituan sezonin e kaluar të Seria A, ashtu edhe Kopa Italia, duke kompletuar një dopietë historike. Pas triumfit, skuadra zhvilloi një paradë me autobus të hapur në rrugët e Milanos, ku festoi së bashku me tifozët. Gjatë festimeve, tifozët u dorëzonin lojtarëve pankarta dhe shalla, të cilat futbollistët i ngrinin para turmës. Sipas komisionit disiplinor, dy prej pankartave të shfaqura nga Turam përmbanin mesazhe “qartësisht fyese dhe ofenduese” ndaj Milanit dhe mbështetësve të tij.