Triumfues, Joe Biden shpalli suksesin mbi pandeminë ë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kremtuar në ditën e pavarësisë së vendit atë që e cilësoi si “një fushatë heroike vaksinimi”. Përpara mbi 1000 të ftuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë punonjës sektoresh kritikë dhe familje të ushtarëve amerikanë, të mbledhur për të festuar ditëlindjen e 245-të të vendit, Biden tha se janë më afër se kurrë deklarimitr të pavarësisë nga koronavirusi.