Situata në Francë është tensionuar shumë në ditën e tretë të protestave studentore. Të rinjtë hodhën fishekzjarre dhe tymuese drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Mësimi në shkollat e mesme u pezullua deri në fundjavë, ndërsa deri më tani janë plagosur 215 nxënës.