Forcat turke kanë vrarë liderin e Shtetit Islamik, Abu Hussein al-Qurashi në Siri. Vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan pohoi se “ky person u eleminua si pjesë e operacionit të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke në vendin fqinj”. MIT e kishte ndjekur Qurashin për një kohë të gjatë, u shpreh kreu i shtetit turk. “Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër grupeve terroriste pa asnjë diskriminim”, shtoi ai pa ofruar detaje të mëtejshme.