Top Channel/ Finlanda sekuestron vepra ruse arti në vlerë 42mln euro
06/04/2022 21:39

Në imazhe shihen kutitë me vepra arti të dhëna hua nga galeritë ruse për muzeumet në Itali e Japoni, të sekuestruara sot nga autoritetet në Finlandë. Sekuestrimet bëhen prej sanksioneve ndaj Rusisë dhe janë piktura e skulptura nga muzeumi i artit në Shën Petersburg, në vlerë më shumë se 42 milionë euro. Dërgesat në rrugën e kthimit drejt Rusisë përfshijnë vepra "të paçmueshme," tha drejtori i doganave vendase Hannu Sinkonen, duke shtuar se vlerësimi prej 42 milionë euro ishte vetëm për çështje sigurimesh. Dhjetë njerëz dyshohen se kanë shkelur rregullat ekonomike të dërgesave, në lidhje me sanksionet e BE për ndalimin e kalimit të veprave të artit drejt Rusisë. Zyrtarët e doganave i ndaluan ato në fundjavë, në pikën kufitare tokësore të Vaalimaa mes Finlandës e Rusisë. Ato do të mbahen në magazinim deri në qartësimin e situatës ose në heqjen e sanksioneve, tha ministria e jashtme vendase, duke shtuar se kishte njoftuar ambasadën ruse. "Kemi konsultuar profesionistë të transportit të mallrave të çmuar dhe pakot nuk do të hapen”, shtuan zyrtarët e doganave.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43